9.7 C
Pec
E martë, 21 Mars, 2023

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, vetura rrokulliset dhe bie disa metra poshtë

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur këtë të enjte në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, ndërsa ka thënë se kjo e fundit ka dalë nga rruga dhe ka rënë poshtë disa metra.

Krasniqi tha se si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Në ora 13:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit vetura ka dalë nga rruga duke rënë poshtë disa metra. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitet policore janë marrë me aksidentin”, njoftoi Krasniqi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...