15 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Aksident në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj, një i vdekur dhe katër të lënduar

Sot rreth orës 12:54 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj, përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët. Nga ky aksident ka vdekur një person dhe katër të tjerë janë lënduar.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Ai ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, derisa njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin.

“Sot, rreth orës 12:54, është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë -Skenderaj përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët. Në  aksident janë  përfshirë dy vetura, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën viktima femër rreth 65 vjeçare., ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër persona tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal ne Mitrovicë. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për  aksidentin”, ka thënë Zahiti. //Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...