1 C
Pec
E shtunë, 18 Janar, 2025

Aksident në Suharekë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 07:44 në fshatin Dubravë të Suharekës.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot më datë 04.12.2024, rreth orës 07:44 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Dubravë të Suharekës. Në aksident janë të përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në QKMF në Suharekë”, ka thënë Bytyqi.

Ai po ashtu tha se policia ka dal vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...