Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Lepenicë, të Vlorës.
Policia njofton se një 35-vjeçare ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka përfunduar në lumë.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të, të cilët janë dërguar për trajtim në spital.
Nëna dhe dy fëmijët konstatohen në gjendje të rënduar shëndetësore.
Siç raporton A2 CNN nëna është ajo që rrezikon më tepër për shkak të dëmtimeve në pjesën e legenit dhe frakturave të shumta në trup që ka pësuar nga aksidenti.
Njoftimi i Policisë Vlorë
Sot, rreth orës 10:40, në fshatin Lepenicë, shtetasja A. A., rreth 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të.
Të tre shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /Njeshi/