15.8 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 09:00 ka ndodhur një aksident trafiku në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë, ku si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje”, tha Ahmeti.

Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës tha tutje se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...