8.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Aksident trafiku mes kamionit dhe veturës në Kroaci, tre shqiptarë të lënduar

Dje në orën 06:12, një shtetas i Republikës së Shqipërisë, 22 vjeç, me vendbanim të përkohshëm në Republikën e Kroacisë, ishte duke drejtuar automjetin tip Volkswagen Caddy, ku derisa po lëvizte përgjatë rrugës “Zagrebačka” në qytetin “Črnec Dugoselski” nuk ka përshtatur shpejtësinë me gjendjen e rrugës, shkruajnë mediat kroate.

Për këtë arsye duke hyrë në kthesën majtas ka kaluar mbi vijën gjatësore të vazhdueshme në rrugë, në pjesën e destinuar për qarkullimin e mjeteve nga drejtimi i kundërt, ku është goditur me një kamion.

Në aksident trafiku kanë mbetur të lënduar rëndë të dy drejtuesit dhe katër pasagjerë nga vetura, tre shtetas shqiptarë me vendbanim të përkohshëm në Republikën e Kroacisë, të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç.

Poashtu edhe një shtetas nepalez me qëndrim të përkohshëm në Kroaci 26 vjeç. Ndihma mjekësore për personat e lënduar është ofruar në Qendrën Spitalore Klinike në Zagreb dhe në Spitalin Klinik të Dubravës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...