27.9 C
Pec
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Aksident trafiku në Bërnjak, humbë jetën një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e diel në rrugën nacionale Zubin Potok – Bërnjak.

Policia njofton se një veturë u përplas me një shkëmb, ku tre persona janë lënduar dhe njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

“Fsh. Bernjak / 07.07.2024 – 23:00. Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku në rrugën nacionale Zubin Potok – Bërnjak, ku si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës vetura që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë, ka dalur nga rruga duke u përplasur me një shkëmb. Si pasojë e aksidentit tre pasagjerët meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore ku sipas mjekëve në Spitalin e Mitrovicës njëri prej tyre ka vdekur”, bëhet e ditur në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari (drejtuesi i veturës) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...