11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Aksident trafiku në Drenas, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti komunikacioni, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Drenas – Komoran.

Ngjarjen e ka konfirmuar për ‘RADIO 1’ zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:00, në rrugën Gllogovc – Komoran (Fsh. Zabel i ulët), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal’, ka thënë Ahmeti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...