15.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Aksidenti me dy viktima në Suharekë, ndalohet për 48 orë shoferi i veturës

Drejtuesi i veturës i përfshirë në aksidentin ku mbetën të vdekur dy persona në Shirokë të Suharekës është ndaluar për 48 orë.

Këtë e ka bërë të ditur Faton Aliu, drejtor i Policisë në Prizren.

Ai ka thënë se dy personat që humbën jetë në aksident kanë qenë të moshës së re.

“Njëri nga ta është 31 dhe tjetri 20-vjeçar. P.G viti lindjes 2004 dhe B.H viti i lindjes 1993”, ka konfirmuar drejtori i Policisë së Prizrenit.

Ndryshe, dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti në Suharekë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës mes një motoçiklete dhe automjeti në fshatin Shirokë.

“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka deklaruar Policia e Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...