11.9 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Aksidenti me fatalitet në Prizren: Komandantit të Trafikut i ndërrohet pozita, thotë se është e padrejtë

Komandantit të Njësisë së Trafikut në Prizren, Hasan Tërshanës i është ndryshuar pozita si masë disiplinore, për pasojën aksidentit në Prizren ku mbetën të vdekur tre të rinj.

Ai për Klankosova.tv, tha se ky vendim është i padrejtë, ndërsa bëri të ditur se tani ai është vendosur në Sektorin Rajonal të Operativës.

“Dje e kam pranuar vendimin, mirëpo për mua ka qenë i padrejtë dhe i papritur sepse nuk është zonë që mbikqyret prej Njësisë të Trafikut rajonal të Prizrenit, atje aksidenti ka ndodhur në autostradë, ne kemi bashkëpunim të mirë me autostradën, mirëpo ajo zonë i përket Njësisë Autostrada, nuk ka të bëjë me trafikun rajonal”, u shpreh Tërshana.

Ai mes tjerash theksoi se për momentin do të respektojë vendimin, por do të bëjë ankesë sipas dispozitave ligjore, sepse sipas tij i është bërë padrejtësi për shkak se ajo zonë nuk është nën menaxhimin e tij.

Sa i përket Trafikut Rajonal në Prizren, Tërshana tha se ka përformancën ndër më të mirën./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...