14 C
Pec
E hënë, 19 Maj, 2025

Aksidenti me tren në Klinë, dyshohet se shoferi i veturës nuk e respektoi shenjen e ndalesës

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Stupë të Klinës.

Në këtë rast, treni e ka goditur një veturë.

RADIO 1 mëson se deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të shenjave të ndalesës nga ana e drejtuesit të veturës.

Ndërkaq të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë lëndime të lehta trupore.

Derisa nga Trainkos-i deklaruan se janë në pritje të raportit zyrtar dhe se rasti po hetohet.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...