26.2 C
Pec
E diel, 22 Qershor, 2025

Aksidenti mes trenit dhe veturës në Drenas, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në fshatin Shtrubullovë të Drenasit, ku një veturë është përplasur me një tren.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore.

“Sot rreth orës 09:00 në fshatin Shtrubullovë të Drenasit , ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes.”, tha Ahmeti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...