Ka humbur jetën gruaja e cila kishte pësuar lëndime të rënda në një aksident të ndodhur më 2 nëntor 2024 në fshatin Pavlan të Pejës.
Policia ka njoftuar se ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës, e cila ishte njëra nga tre personat që u lënduan në përplasjen mes trenit dhe një veture.
Policia e Kosovës ishte njoftuar për aksidentin rreth orës 10:05 të mëngjesit të 2 nëntorit, kur një veturë dhe treni ishin përplasur.
Tre të lënduarit ishin dërguan menjëherë për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës, dhe viktima tashmë e ndjerë, për shkak të natyrës së lëndimeve, u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka ndërruar jetë pas disa ditësh luftë për jetën.
Trupi i saj do t’i nënshtrohet obduksionit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, sipas vendimit të Prokurorit të Shtetit. /Njeshi/