20 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Aksidenti në Bogë të Pejës, varroset sot 15-vjeçari që pësoi në fatalitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Bogë të Pejës, ku një person që është goditur nga kamioni që po barte beton, nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve.

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh bën të ditur se rasti ka ndodhur në orën 17:50.

“Është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet përderisa i dyshuari mashkull kosovar, ishte duke drejtuar kamionin me ç’rast viktima mashkull kosovar është goditur me pjesën e pasme të kamionit. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse”, thuhet në raport.

Me anë të njoftimit mortor, familja Kelmendi, ka bërë të ditur, se 15-vjeçari që pësoi në këtë fatalitet, do të varroset sot në orën 18:00, në varrezat e qytetit të Pejës.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...