1 C
Pec
E shtunë, 18 Janar, 2025

Aksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë, 22 persona u trajtuan në Emergjencë

22 persona kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK, si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot ndërmjet një veture dhe një autobusi në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Drejtori i Emergjencës Naser Syla  ka thënë për media  se gjendja e tyre është stabile dhe pas ekzaminimeve, të njëjtit janë liruar për në shtëpi.

“22 qytetarë kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK. Gjendja e tyre është stabile dhe pas ekzaminimeve, të njëjtit janë liruar për në shtëpi”, ka deklaruar Syla.

Ndryshe lajmin për aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë, Arlinda Rexhepi e cila tha se rreth orës 13:30 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë një automjet dhe një autobus, si pasojë e këtij aksidenti nga njësitë policore raportohet për 3 persona të cilët kanë pësuar lëndime trupore./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...