17.8 C
Pec
E martë, 10 Shtator, 2024

Aksidenti në Shtupeq të Pejës, Policia arrestoi një person që besohet se ishte vozitës i motoçikletës

Policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet se kishte qenë vozitësi i motoçikletës, ku për pasojë në një aksidet, kishte ndërruar jetë një person tjetër në fshatin Shtupeq të madh në Rugovë.

Në një njoftim nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 15:30, ndërkaq viktima është dërguar në IML për obduksion.

“Ju informojmë se me datë 03.08.2024, rreth orës 15:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Shtupeq i madh-Rugovё.

Nё kёtё aksident ishte e pёrfshirё njё motoçikletё (4 rrotёshe), nё tё cilёn ishin dy (2) persona, motoçikleta ishte rrokullisur dhe si pasojё një person ka vdekur ne vendin e ngjarjes këtё e ka konfirmuar ekipi mjekёsor, ndёrsa personi tjetёr ka pёsuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR), dhe Prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar qё trupi i pajetë i viktimës tё dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore ( IML) nё Prishtinё pёr obduksion”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se fillimisht sipas deklarimit tё personit tё lënduar vozitёs ishte viktima e aksidentit, pas hetimit nga hetuesit e NJRKRR-DRP Pejё, me datё 04.08.2024 gjatё intervistimit  ёshtё konstatuar se vozitёs ishte personi i lënduar tani i dyshuar pёr kёtё aksident.

“Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё”, thuhet në njoftim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...