15.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Aksidenti tragjik në Suharekë, viktimë është doktori i ri në moshë

Një aksident tragjik ka ndodhur sonte në Carralevë, ku një person ka humbur jetën. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus.

“Sonte, më 13 shkurt 2025, rreth orës 18:25, policia në Ferizaj ka njoftuar Policinë e Rajonit të Prizrenit për një aksident trafiku në Carralevë. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus. Menjëherë janë thirrur ekipet e nevojshme për të dalë në vendin e ngjarjes,” ka deklaruar Bytyqi.

Sipas informacioneve nga patrulla policore e Trafikut Rajonal-Prizren, rreth orës 19:00 është konfirmuar se aksidenti ka përfunduar me fatalitet, duke i marrë jetën J. G., një 42-vjeçar nga Suhareka.

Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e nevojshme, përfshirë zyrtarë të Stacionit Policor të Suharekës dhe të Trafikut Rajonal-Prizren.

Për momentin, rruga Suharekë-Carralevë është e bllokuar./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...