4.5 C
Pec
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet për tre të vdekur

Të paktën tre persona kanë vdekur në një aksident autobusi në Norvegji.

Aksidenti raportohet se ndodhi rreth orës 13:30 me orën lokale në distriktin Hadsel në bregun veriperëndimor të vendit, shkruan BBC.

Autobusi në të cilin gjendeshin 58 persona, doli nga rruga dhe përfundoi pjesërisht në liqenin Åsvatnet, sipas transmetuesit publik NRK

Kryqi i Kuq Norvegjez tha në mediat sociale se po dërgonte ekipe për të ndihmuar në një “aksident të rëndë autobusi” në rrugën E10.

Në këtë zonë ka pasur raportime për reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...