12.1 C
Pec
E martë, 8 Tetor, 2024

Aksidentohet deputeti Bekë Berisha, po trajtohet në QKUK

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka pasur një aksident trafiku, ku si pasojë ka lënduar krahun e djathtë.

Rastin për ‘RADIO 1’ e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së Kushtrim Xhemaili, i cili tha se aksidenti ka ndodhur teksa Berisha ishte duke u kthyer nga Gjakova.

Poashtu bëhet e ditur se kur ka ndodhur aksidenti, Bekë Berisha ishte në cilësinë e pasagjerit.

“Deputeti Bekë Berisha mbrëmë derisa ishte duke u kthyer nga Gjakova, në cilësinë e pasagjerit ka pasur një aksident trafiku dhe e ka lënduar krahun e djathtë. Aktualisht, është duke u trajtuar në QKUK dhe gjendja e tij është stabile”, tha Xhemaili./Njeshi/

Nga takimet e heshtura në tubime të mëdha, Ali Berisha në Leshan

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...