Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Darragjat të Shkodrës.
Sipas policisë, i ndjeri ishte duke vozitur një motoçikletë kur u godit nga një makinë.
“Në pranga është vënë një 31-vjeçar, drejtuesi i automjetit që u përplas me motorin. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’”, thuhet në njoftimin e policisë./Njeshi/