15.8 C
Pec
E hënë, 25 Shtator, 2023

Aksion i antidrogës në Prizren, katër persona të arrestuar

Antidroga e Policisë së Kosovës në këto momente është duke zhvilluar një aksion të madh në rajonin e Prizrenit.

Fillimisht burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se këtij aksioni i ka paraprirë një hetim i gjatë ndërsa që nga mëngjesi pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë bastisur katër lokacione ku raportohet edhe për të arrestuar.

Për këtë aksion ka folur edhe zëdhënësi i Policisë, Baki Kelanin i cili ka thënë se ai po zhvillohet në katër lokacione ku deri më tani janë arrestuar katër persona të dyshuar.

“Sot, në orët e paradites Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka realizuar një operacion policor, i cili përfshinë katër lokacione në rajonin e Prizrenit”, ka thënë Kelani.

Ai ka njoftuar se operacioni policor ka të bëjë me hetimin dhe luftën kundër trafikimit me narkotik./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...