22.8 C
Pec
E diel, 24 Shtator, 2023

Aksion i Interpolit në Malishevë dhe Istog, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në një aksion të Interpolit të zhvilluar në Istog dhe Malishevë.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë Baki Kelani.

Kelani tha se të dyshuarit kanë qenë të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet Italiane.

“Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), ka realizuar një peracion policor në Istog dhe Malishevë, ku janë arrestuar dy persona meshkuj kosovarë”, tha Kelani. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...