22 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Aksion tek Drini i Bardhë, sekuestrohen mjete të përdorura që kanë degraduar shtratin e lumit

Aksion tek Drini i Bardhë, sekuestrohen mjete të përdorura që kanë degraduar shtratin e lumit

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se kanë zhvilluar aksion tek Drini i Bardhë, për mbrojtje të mjedisit dhe pasurive tona natyrore.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se gjatë këtij aksioni janë ndaluar e sekuestruar një numër i konsiderueshëm i mjeteve të përdorura që kanë degraduar shtratin lumor tek Drini i Bardhë.

Postimi i plotë:

Sërish te Drini i Bardhë, me synimin e njëjtë, për mbrojtje të mjedisit dhe pasurive tona natyrore.

Edhe këtë herë, i ndaluam e i sekuestruam një numër të konsiderueshëm të mjeteve të përdorura që kanë degraduar shtratin lumor tek Drini i Bardhë.

Nuk do të ketë aspak tolerancë për të gjithë ata që për këto vite kanë përfituar duke degraduar natyrën tonë të përbashkët./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...