15.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

Aksion vetdijesues i Policisë së trafikut rajonal në Pejë

Policia rajonale e Pejës, njësiti i trafikut rajonal po zbaton sot në lokalitete të ndyshme brenda qytetit të Pejës dhe në hyrje-daljet e qytetit, aksion vetdijesues për ngagësit dhe pasagjerët e automjeteve, me qëllim prevenimin e rreziqeve dhe aksidenteve në trafik, të cilat janë shtuar kohëve të fundit në tërë Kosovën.

Rreshter Xhevat Ibra – Zëdhënës i Policisë rajonale të Pejës i konfirmoi Njeshit, se aksioni po zhvillohet me një sërë masash të gjëra nga dhjetëra pjesëtarë policorë. E tërë kjo ka të bëjë me vetdijesimin e ngasësve të automjeteve për syçeltësi dhe respektim të rregullave të trafikut.

“Është aksion vetdijesues i gjërë. Janë dhejtëra policë të trafikut, të anagazhuar në këtë fushatë. Posedimi i paisjeve përkatëse të sigurisë, bartja e rripit të sigurisë dhe respektimi i rregullave, janë pikat kyçe të aksionit. Është vetdijesues por mund të pasojnë edhe gjobat e menjëhershme për nagsësit recidiv.”-tha Ibra për Njeshin.

Aksioni ka nisur nga hyrje-dalja Pejë-Prishtinë. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...