3.8 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Aksioni i ‘RADIO 1’ & ‘Njeshi’ – Në dy ditë Noela Trakaniqit i mblidhen mbi 70 mijë euro, i duhen 200 mijë!

Mbi 70 mijë euro janë mbledhur në fondin për shërimin e 7 vjeçares Noela Trakaniqi nga Peja, e diagnostifikuar më tumor meningeal (meningioma anaplastike), nga çasti i botimit të thirrjes në Portalin ‘Njeshi’ për të pasuar me aksionin në ‘RADIO 1’.

Vetëm në dy ditët e fundit (E Enjtë dhe e Pemtë) në emisionin e popullarizuar ‘N’Qendër’ me autor Eroll Grapcin, shqiptarët nga të gjitha anët e botës ju përgjigjen thirrjes së nënës së Noelës, Brikenës, duke tubuar mbi 70 mijë euro.

‘Aksioni po ecën jashtëzakonisht mirë. Ne siç e dini i kemi dhënë në emisionet ‘N’Qendër’  nga rreth 45 minuta hapësirë minutash thirrjes për Noelën. Deri më sot, konfirmimet e fundit nga fondet mbledhëse dhe nga Brikena, kemi mbi 70 mijë euro. Kjo do të vazhdojë dhe jemi tepër krenar për këtë bashkim të zemrave. Ka shumë kontribues dhe për këtë nuk po guxojmë të lëshohemi në emra, mirëpo çdo gjë shkon nëpërmjet xhirollogarisë zyrtare në Kosovë te nëna e Noelës dhe tek fondi bëmirës për mërgatën.’-deklaroi pasditën e së shtunës Eroll Grapci – autor i emisonit ‘N’Qendër’ në ‘RADIO 1’, njëkohësisht bartës i fushatës për Noelën.

'N'Qendër' - Eroll Grapci
‘N’Qendër’ – Eroll Grapci

Noela Trakaniqi është 7 vjeçarja nga Peja, që është diagnostifikuar më tumor meningeal (meningioma anaplastike) që është malinj. Noelës i duhet 200 mijë euro, për të fituar mundësinë e trajtimit në Gjermani.

‘Thirrja jonë si media, apeli i nënës, prindërve dhe tërë familjes së Noelës nga çasti i parë ka prekur zemrat e shqiptarëve. Do ti shkojmë deri në fund dhe presim që të na bashkohen edhe të tjerë, shuma prej 200 mijë eurove do të mblidhet, jemi shumë optimist dhe ate shumë shpejt. Zoti i ruajtë njerëzit e mirë. Erolli është duke e koordinuar fushatën dhe secili cent është në adresë të shëndetit të Noelës, andaj, mos të hezitojmë dhe ta mbështesim. Erolli është gati me u përgjigj 24 orë vullnetit të secilit që don me u bashku.’-thotë Fitim Behluli – kryeredaktor i ‘RADIO 1’ & Portalit ‘Njeshi’.

Aksioni vazhdon deri në arritjen e shumës së duhur.

Të dhënat e Fondit për Kosovë:

Emri i përfitueses: Brikena Trakaniqi
Banka Credins Kosovë Sh.a
IBAN: XK05 2386 8000 0073 5231
KODI SWIFT: CDISXKPRXXX KOSOVO
KODI SWIFT: RZBAATWWXXX INTERNATIONAL
Adresë: RUGA UCK, Nr.240 PRISHTINË

Të dhënat e Fondit për mërgatën;

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...