6.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Aksioni në Gorazhdevc, Osojan e Videjë u drejtua nga Prokurori i Pejës, Dorjan Juniku

‘RADIO 1’ ka siguruar fotografi branda Zyrës Komanduese të aksionit të datës 2 Shkurt 2024, me adresë, objektet komunale paralele serbe në Pejë e Istog e Klinë.

Edhe pse në ditën e aksionit Policia Rajonale e Pejës ishte e mbyllur për Media derisa kërkonte që gazetarët ti drejtohen me pyetje komandës qëndrore policore në Prishtinë, aksioni është drejtuar nga efektivët policorë nga Komanda Rajonale e Pejës, ndërsaqë është udhëhequr nga Prokurori i Shtetit, nga Prokuroria Themelore e Pejës Dorjan Juniku.

Shtypi serb në Beograd por edhe ai serbëve lokal në Gorazhdevc u munduan që aksionin ta paraqesin si bastisjje e dhunshme dhe maltretuese, porse ishin mediat kosovare, sikur edhe ‘RADIO 1’ e Portali ‘Njeshi’ që panë gjithëçka nga afër, duke dokumentuar të kundërtën e asaj që u tha nga shtypi tendencioz serb.

Aksioni që u menaxhua nga Prokurori Juniku, zgjati për më tepër se 10 orë, me një  bashkëpunim profesional Prokurori Polici, duke u shtrirë në komunat paralele në fshatin Gorazhdevc të Pejës, Osojan të Istogut dhe Videjë të Klinës.

Gjatë këtij aksioni, janë konfiskuar disa dokumente të cilësuara si të dyshimta.

Shtatë persona u intervistuan nga hetuesit policor, për të cilët siç raportoi atë ditë ‘RADIO 1’, u hapën raste penale. Në aksion u hoqën flamujt serb të vendosur në objektet paralele si dhe u mblodhë sasi e madhe materialesh të ndryshme ilegale, në cilësi të provave./RADIO 1/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...