16.7 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Aksioni në Mitrovicë u zhvillua në 21 lokacione, 16 persona të arrestuar, zëdhënësi i Prokurorisë jepë detaje

Gjatë aksionit policor kundër kontrabandimit me armë dhe municion në Mitrovicë janë arrestuar 16 persona.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka thënë se aksioni është zhvilluar në 21 lokacione dhe se 13 nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

E nga policia e Kosovës në mëngjes u tha se aksioni po zhvillohet nga Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës në disa lokacione të ndryshme.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor, i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri. Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion”, deklaroi për lajmi.net zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...