31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Aksioni në veri, policia: Mbyllen gjashtë njësi të të ashtuquajturës “Bankë Postare Kursimore”

Një aksion në Mitrovicë të Veriut është zhvilluar nga Policia e Kosovës këtë të hënë.

Zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka thënë për media se aksioni është mbajtur nën dyshimin që disa biznese po zhvillojnë veprimtari të kundërligjshme.

Ky aksion sipas Elshanit po zhvillohet bashkë me ATK-në dhe me autorizim të prokurorit.

“Aksioni po zhvillohet pas informacioneve për biznese të cilat ushtrojnë veprimtari të kundërligjshme. Aksioni është ndërmarrë me urdhër të Prokurorisë. Me neve është edhe ATK-ja”

“Në bazë të informacioneve të pranuara se në disa biznese në Veri të vendit është duke u zhvillu veprimtari e kundërligjshme, me autorizim të prokurorit kemi ndërhy dhe të njëjtat jemi duke i kontrollu. Me neve është edhe ATK”, ka thënë Elshani.

Për aksionin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se janë mbyllur 6 njësi të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve.

“Me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë, pas komunikimit dhe kërkesës së institucioneve relevante dhe autorizimit të prokurorit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, në katër komunat në veri të Kosovës ka realizuar sot operacionin e kontrollit dhe mbylljes së 6 njësive të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve (Banka Postanske Stedionica) si institucion i jashtëligjshëm financiar i Serbisë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Ministri i Brendshëm ka theksuar se sundimi i rendit dhe ligjit, shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim do të vazhdojë të jetë qëllimi i Policisë për të cilin janë zotuar në vazhdimësi.

“Përgëzoj të gjitha institucionet për bashkëpunimin dhe suksesin e treguar”, ka shkruar tutje Sveçla./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...