21 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Aksioni në Veternik ku u kapën 2kg drogë, detaje nga Prokuroria

Prokuroria Themelore në Prishtinë deklaroi se aksioni në lagjen Veternik të Prishtinës rezultoi me kapjen e 2kg stubstancë narkotike. Prokuroria tha se aksioni ishte në koordinim me Njësinë e Antidrogës së Policisë së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Njësinë e Antidrogës së Policisë së Kosovës, kanë realizuar një aksion në lagjen Veternik të Prishtinës, ku gjatë këtij operacioni kanë sekuestruar mbi 2 kilogramë Substancë Narkotike.

Prokuroria Themelore është në zhvillim e sipër të këtij aksioni, si dhe në bashkëpunim me organet e rendit po vazhdojnë hetimet e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...