19.4 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Aksioni në Zubin Potok ku u arrestua një person e u konfiskuan armë, Policia tregon çka gjeti në shtëpitë e të dyshuarve

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e djeshëm në Zubin Potok, ku u arrestua një person dhe u konfiskua armatim.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur: Një armë e gjatë M-48, dy fishekë për pushkë gjuetie, katër telefona mobil, një laptop, një granad dore M-75 prodhim Jugosllav, një Radio lidhje “Baufeng” dhe një Jelek taktik.

“Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit tjetër po ashtu mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me karikator, “Zoraki 917-T”, një Kuti me katër (4) fishekë për pistoletë, një kapelë ma emblemë serbe dhe dy emblema me flamur serb. Lidhur me rastin, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...