22.9 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Aktakuza ndaj dy kardiologëve, ShSKUK: Do të veprohet bazuar në legjislacionin në fuqi

Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka ngritur aktakuzë ndaj dy kardiologëve të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, gjegjësisht ndaj drejtorit të Kardiologjisë Lulzim Kamberit dhe shefit të shërbimit Edmond Halitit.

Ndaj Kamberit dhe Halitit, aktakuza është ngritur më 31 maj, për shkak të cenimit të të drejtave në marrëdhënie të punës.

Ata dyshohet se kanë bërë veprim diskriminues, duke ndaluar ushtrimin e profesionit, duke cenuar Ligjin e punës Ne 03/L-212 neni 5 me të cilin ligj ndalohet veprimi i tillë diskriminues personave të mësipërcekur nga pozita që kanë.

Në aktakuzën e datës 31.05.2024 thuhet se Kamberi dhe Haliti në bashkëpunim dhe me vetëdije bënë veprime diskriminuese ndaj kardiologut Imri Jashari.

Lidhur me këtë rast sot janë deklaruar edhe nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Në reagimin e ShSKUK-së thuhet se “QKUK, rastin do ta trajtojë konform legjislacionit në fuqi, përmes sektorit të burimeve njerëzore”.

“I sigurojmë të gjithë, se do të veprohet bazuar në legjislacionin në fuqi, lidhur me këtë rast!”, thuhet në reagim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...