23.3 C
Pec
E enjte, 17 Prill, 2025

Aktakuza për goditjen e policit, gjykata do të lëshojë urdhër-arrest për Dardan Molliqajn

Dardan Molliqaj nuk ka marrë pjesë në seancën fillestare, ku ai po akuzohet për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.

Molliqaj akuzohet se kishte goditur një polic me grusht në fytyrë derisa ishte duke u mbajtur një protestë nga Partia Sociale – Demokrate (PSD) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Gjyqtarja, Valbona Fejza e ka konstatuar mungesën e tij dhe ka cituar raportet e policisë nga flet kthesat që i janë bërë Molliqajt.

“Personi është i papërshtatshëm dhe vazhdimisht mundohet të ju ik thirrjeve dhe nuk është aspak bashkëpunues”- ka cituar stacionin policor, gjyqtarja Fejza.

E njëjta njoftoi se ndaj Molliqajt do të lëshoj urdhër-arrest.

Fillimisht Fejza tha se ftesa i ishte dorëzuar dy ftesa Molliqajt sipas adresës që e kishte specifikuar prokuroria, ku nga fletëkthesa ka rezultuar adresa jo e plotë,transmeton Telegrafi.

Pas dy ftesave, i është aktivizuar edhe policia për të verifikuar vendbanimin dhe të pandehurin ku përsëri nuk ka rezultuar pozitivisht edhe kjo mënyrë.

Sipas aktakuzës Molliqaj më 29.01.2022 e ka sulmuar personin zyrtar V.B. i cili ka qenë në detyrë zyrtare duke kryer detyrat e parapara sipas ligjit.

Sulmi ndaj personit zyrtar ka ndodhur përderisa ishte duke u organizuar një protestë e PSD-së për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët.

Policia ishin vendosur për të penguar hyrjen e protestuesve në objektin e Qeverisë.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Molliqaj me të tjerët i kanë shtyrë zyrtarët policor me qëllim që të hyjnë në brendi të Qeverisë kurse të dëmtuarin e ka goditur me grusht në fytyrë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Aktakuza mban datën 11.02.2022 ndërsa është ngritur nga prokurorja, Ajshe Ferati/Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...