9.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Aktakuzë ndaj 6 personave për krim të organizuar dhe import e shitje të armëve

Prokuroria Speciale (PS), ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” të sanksionuar me nenin 277 të Kodit Penal dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” të sanksionuar me nenin 364 të Kodit Penal, përcjell Reporteri.net.

Aktakuza është dorëzuar në Departamentin special të Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë në këtë rast janë sekuestruar 20 armë të gjata AK-47.

“Prokurori Speciale njofton se të akuzuarit S.S., E.Xh., Sh.H., Sh.J., S.H. dhe M.L. si grup i organizuar kriminal me dashje janë marrë vesh paraprakisht që të furnizohen, transportojnë, këmbejnë, ndërmjetësojnë dhe shesin në mënyrë të paautorizuar armë dhe municion të llojeve të ndryshme, ashtu që gjatë zbatimit të kontrollit të shtëpisë së të pandehurve janë gjetur dhe sekuestruar njëzet (20) armë të gjata AK-47 dhe prova tjera materiale”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...