6.4 C
Pec
E diel, 16 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Aktakuzë ndaj një gruaje nga Prizreni, pretendonte se ka zbuluar ilaçe inovative

Ajtene Krasniqit që për publikun është e njohur për zbulimin dhe prodhimin e ilaçit Nt-41 një ilaç bimor që Ajtenja thotë se shëron çdo sëmundje që e kanë shkaktuar bakteret.

Ajtene Krasniqi nga Prizreni kishte zgjuar kureshtjen e opinionit në Kosovë, me pretendimin e saj se ka zbuluar ilaçin i cili shëron bakterin Oscherichia coli.

Për kështu nuk mendon Prokuroria Themelore Prizren, e cila ka ngritur aktakuzë ndaj të njëjtës për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes të produktit të dëmshëm mjekësor.

Ndaj të njëjtës prokuroria kishte marrë vendim për fillim të hetimit në qershor të vitit 2016, e në janar të vitit 2018 është ngritur aktakuza.

E njëjta kishte qëndruar në arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 muaji, gjatë periudhës – qershor të vitit 2016.

E njëjta në shqyrtimin fillestar deklaroi se ” nuk e ndjej veten aspak fajtore ”.
Në aktakuzë thuhet që ” Ajtene Krasniqi si pronare e subjektit farmaceutik ”Ajtene Krasniqi BI” prodhon barëra dhe produkte mjekësore të dëmshme për shëndetin e njerëzve ”.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...