10.3 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

Aktakuzë ndaj serbit Gavrilo Milosavljeviq, dyshohet se mori pjesë në kryerjen e Masakrës së Dubravës

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj serbit Gavrilo Milosavljeviq, i dyshuar për pjesëmarrjen në Masakrën e Dubravës që u krye nga kriminelët serbë me 22 maj 1999.

Gavrilo Milosavljeviq akuzohet se me 22 maj 1999, ka marr pjesë në vrasjen e njëqind e nëntë (109) të burgosurve dhe në plagosjen e njëqind e tetë (108) të burgosurve të tjerë, që të gjithë të nacionalitetit shqiptarë, në Burgun e Dubravës.

“Prokuroria Speciale ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit G.M. i nacionalitet serb, Shtetas i Kosovës dhe Serbisë, me adresë të vendbanimit në Serbi, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale. I pandehuri akuzohet se me 22 maj 1999, ka marr pjesë në vrasjen e njëqind e nëntë (109) të burgosurve dhe në plagosjen e njëqind e tetë (108) të burgosurve të tjerë, që të gjithë të nacionalitetit shqiptarë, e njohur si ‘’Masakra e Dubravës””, ka njoftuar PSRK’së.

Ish-gardiani i këtij burgu në kohen kur u krye masakra, ishte arrestuar në dhjetor të vitit të shkuar, dhe aktualisht ndodhet në paraburgim në Kosovë. 65 vjeçari kishte banuar para luftës në Istog, por më pas ishte shpërngulur në Komunën e Beogradit, në Serbi.

Aktakuza atij i është ngritur nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së krimit.

“Hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet. […] I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës”, thotë njoftimi.

Prokuroria Speciale në njoftimin për aktakuzën ndaj Milosavljeviqit, bën të ditur se për krimin e njëjtë hetime është duke vazhduar edhe ndaj të dyshuarave, në mungesë, pasi që të njëjtit janë të pa arritshëm për organet e rendit.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Speciale: 

Prokuroria Speciale ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit G.M. i nacionalitet serb, Shtetas i Kosovës dhe Serbisë, me adresë të vendbanimit në Serbi, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

I pandehuri akuzohet se me 22 maj 1999, ka marr pjesë në vrasjen e njëqind e nëntë (109) të burgosurve dhe në plagosjen e njëqind e tetë (108) të burgosurve të tjerë, që të gjithë të nacionalitetit shqiptarë, e njohur si ‘’Masakra e Dubravës.

Hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet.

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

Hetimet ndaj të pandehurve të tjerë janë duke vazhduar, në mungesë, pasi që të njëjtit janë të pa arritshëm për organet e rendit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...