16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-drejtorit të burgut të Prishtinës dhe dy gardianëve serbë

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në mungesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër tre të pandehurve të nacionalitetit serb.

Sipas njoftimit, njëri nga të pandehurit me iniciale L.C, në cilësi të drejtorit të burgut të Qarkut në Prishtinë, gjatë kohës së luftës në vitin 1998-1999 në Burgun e Prishtinës dhe në paralelen në Lipjan, bashkë me zyrtarë të tjerë ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

Për të njëjtën vepër akuzohen edhe të pandehurit P.B., dhe M.I., të cilët gjatë kohës së luftës, në cilësi të gardianëve të Burgut të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan, kanë kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”, transmeton Klankosova.tv.

“Ndërkaq, të pandehurit P.B dhe M.I., në cilësinë e personave zyrtar-gardian të Burgut të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan, gjatë periudhës së konfliktit të armatosur, përkatësisht luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe në paralelen në Lipjan, në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të këtyre burgjeve, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Krime Lufte Kundër Popullatës Civile’’ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së, e inkriminuar tani sipas nenit 144, 145, 146 dhe 147 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...