3.8 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Aktivistë të PDK-së shpalosin “dhuratat” e Albin Kurtit si babadimër: Skandale, afera dhe keqpërdorime që përkeqësuan jetën e qytetarëve

Aktivistë nga Rinia Demokratike e Kosovës kanë shpërndarë sot “dhurata të fundvitit” para ndërtesës së Qeverisë ku edhe kanë bërë bilancin vjetor të kryeministrit Albin Kurti si Babadimër.

Kryetarja e RDK-së, Arbnora Salihu tha se supozohet që Babadimri me sjellë vetëm dhurata të mira, por sipas saj, Kryeministri Kurti edhe në këtë rol, na ka dëshpëruar.

“Dhuratat të cilat ai ia ka sjellë vendit edhe gjatë këtij viti, nuk kanë qenë të tjera përveç se: skandale, afera, keqpërdorime, përmes së cilave është përkeqësuar jeta e qytetarëve dhe funksionimi i shtetit tonë. Pas meje mund ti shihni vetëm disa nga dhuratat konkrete që ky Babadimër ia ka sjellë Kosovës dhe qytetarëve të saj”, tha kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...