Një grua 26-vjeçare amerikane është qëlluar për vdekje në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ezgi Eygi, e cila është me origjinë turke, raportohet se ka marrë pjesë në një protestë kundër zgjerimit të vendbanimeve hebreje në qytetin Beita pranë Nablus.
Aysenur Ezgi Eygi u qëllua në kokë, nga ushtarët izraelitë, të cilët po përpiqeshin të shtypnin një protestë javore kundër zgjerimit të vendbanimeve në Beita.
Sipas raportimeve të mediave palestineze, trupat ndërhynë duke gjuajtur me municion të vërtetë, granata trullosëse dhe gaz lotsjellës ndaj demonstruesve.
Aktivistja amerikane u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt në Nablus, por më vonë u shpall e vdekur.
Deri më tani nuk ka asnjë koment nga ushtria izraelite.
26-vjeçarja thuhet se ka qenë e përfshirë në një fushatë lokale, e cila punon për të siguruar mbrojtje për fermerët palestinezë nga ushtria izraelite dhe kolonët./Njeshi&BBC/