10.7 C
Pec
E diel, 27 Prill, 2025

Aktori Baloku këshillon LDK-në që ti bashkohet VV-së në bashkëqeverisje! Numëron përparësitë!

Aktori i njohur kosovar nga Peja Armend Baloku i cili kohëve të fundit veprimtarinë e tij profesionale e ka shtrirë me qëndrim në mes të SHBA-ve dhe Kosovës, herë pas here shprehet aktiv edhe ndaj zhvillimeve politike e institucionale për Kosovën.

Kësaj radhe Baloku ka shkruar se një koalicion Vetëvendosje – LDK, do ti shkonte në favor kësaj të fundit.

Postimi i plotë:

‘Një koalicion mes LDK-së dhe VV-së do të ishte më tepër në interes të LDK-së sesa i dëmshëm për të, sidomos në aspektin afatgjatë. Disa pika që vlejnë të theksohen:

– Me përfshirje në qeveri, LDK mund të fitojë poste kyçe si Presidenti dhe disa ministri të rëndësishme, duke u bërë pjesë aktive në vendimmarrje.

– Rikthimi në lojë politike – Posti i Presidentit do ta mbante LDK-në në skenën qendrore të politikës për pesë vitet e ardhshme.

– Rreziku nëse mbetet jashtë – Në zgjedhjet lokale të ardhshme, LDK rrezikon humbje për shkak të një imazhi të konsumuar dhe mungesës së risive, sidomos në komunat ku ka pushtet për një kohë të gjatë.

– Reformimi i brendshëm – Një pjesëmarrje në qeveri mund të përdoret si mundësi për reformim të thellë të partisë, duke larguar figurat e vjetra dhe promovuar emra të rinj, që do të rikthenin besimin te elektorati.

– Qeverisje stabile dhe e balancuar – Një bashkëqeverisje LDK-VV mund të sillte një ekuilibër më të madh politik dhe mundësi për katër vjet stabilitet qeveritar.’-shkruan Baloku./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...