26.2 C
Pec
E diel, 22 Qershor, 2025

Aktori Depardieu shpallet fajtor për sulm seksual në sheshxhirimin e një filmi në vitin 2021

Një gjykatë në Paris e ka shpallur sot aktorin Gerard Depardieu fajtor për sulm seksual ndaj dy grave gjatë një sheshi xhirimi filmi në vitin 2021, duke i dhënë atij një dënim me 18 muaj burg me kusht.

Aktori 76-vjeçar është dënuar për ngacmim seksual ndaj një stilisteje kostumesh 54-vjeçar dhe një asistente 34-vjeçare gjatë xhirimeve të filmit “ Les Volets Verts” të Jean Becker .

Depardieu, i cili i ka mohuar akuzat, nuk mori pjesë në seancën e sotme dëgjimore.

Aktori u dënua gjithashtu me dënimin shtesë të një skualifikimi dy-vjeçar nga kandidimi në zgjedhje, si dhe regjistrimit në bazën e të dhënave kombëtare të automatizuar të abuzuesve seksualë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...