19 C
Pec
E diel, 28 Maj, 2023

“Akullorja sëmur bajamet” – Nuk ka kurrfarë baze shkencore

Akullorja preferohet shumë gjatë sezonit pranverë-verë. Percepcioni popullor është se mund të ketë ndikim negativ në bajame, porse kjo nuk ka kurrfarë baze shkencore.

Ajo ka anë pozitive, të cilat e bëjnë edhe më të preferuar te njerëzit, posaçërisht të vegjlit.

Akullorja është e pasur me kalcium. Personave të rritur u nevojiten rreth 1.000 mg kalcium, derisa fëmijët kanë më shumë nevojë për këtë mineral.

Shkaku i qumështit dhe ajkës së ëmbël, që janë baza e këtij artikulli është burim i mirë i vitaminave A dhe vitaminave B. Ajo ndihmon në ruajtjen e peshës trupore.

Kjo është një ëmbëlsirë e ftohtë shihej si vrasës i linjës së trupit, por në bazë të hulumtimeve të fundit, kaliumi zvogëlon vlerën e saj kalorike, që është midis 125 dhe 300 kalori në 100 gramë prodhim.

Akullorja, gjithashtu është e pasur me vitamina dhe antioksidues.

Akullorja e lëngshme që përgatitet nga pemët e ngrira dhe të freskëta përmbajnë shumë vitamina, derisa ai me shije të kafesë dhe çokollatës, siguron një dozë meantioksidues, që mbrojnë zemrën./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...