10.3 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

Akuza e Lavrovit: “Blinkeni e Borrelli janë frikacakë”

Pak kush i foli ministrit rus të Jashtëm, Sergei Lavrov, kur arriti të enjten në Shkup për konferencën ministrave të jashtëm të OSBE-së.

Injorimi që iu bë për takime bilaterale, por edhe në konferencën e OSBE-së, e frustroi Lavrovin, i cili i quajti frikacakë të gjithë ata që refuzuan të bisedojnë me të, përfshirë Antony Blinkenin e Amerikës dhe Josep Borrellin e BE-së.

“Ata me gjatë besojnë se duke vepruar kështu e potencojnë qëllimin e tyre për ta izoluar Rusisë, por unë besoj se ky është një akt qyqari. Ata kanë frikë nga një ballafaqim i ndershëm dhe i bazuar në fakte”, ka thënë kryediplomati rus.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken madje as nuk qëndroi në kryeqytetin maqedonas kur atje ateroi rusi. I pari erdhi më herët dhe iku për në Izrael, para se të shkojë Lavrovi.

Disa ministra të tjerë, përfshirë ata të Baltikut, Polonisë dhe Ukrainës refuzuan krejt të shkojnë në Shkup, për shkak se iu lejua ardhja e kryediplomatit nga Moska, kur Maqedonia e Veriut e suspendoi përkohësisht ndalesën e fluturimeve nga Rusia, për t’i mundësuar Lavrovit arritjen.

Ky i fundit dhe shteti i tij po injorohen nga bota perëndimore për shkak të pushimit të Ukrainës. Por, Lavrov tha se Rusia është gati të bisedojë me Kievin, e këtë gjë, sipas tij, nuk po e do Volodymyr Zelensky.

“Sikur në tango, edhe për të filluar një proces politik duhen dy veta. Por, ata në anën tjetër nuk po kërcejnë tango, por ‘breake dance’, që është solo vallëzim”, ka thënë Lavrov.

Në konferencën e OSBE-së, Lavrov ka thënë se kjo organizatë, e cila ka për mision sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropë, është shndërruar në një vegël të Amerikës dhe aleatëve të saj në NATO./Njeshi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...