16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Akuzat e studenteve për ngacmim seksual nga profesori Krasniqi, Prokuroria e autorizon policinë të ndërmarrë veprime hetimore

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë të ndërmarrë veprime hetimore ndaj profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i cili po akuzohet nga disa studente për ngacmim seksual.

Lajmin për media e ka konfirmuar , zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen veprimeve hetimore, me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje. Aktualisht kjo çështje ndodhet në vazhdën e veprimeve të cilat janë duke u kryer në pajtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, andaj në këtë fazë nuk mund të ndajmë informata të tjera me ju”, ka deklaruar ajo.

Profesori Krasniqi u akuzua nga disa studente për ngacmim seksual.  Për shkarkimin e tij u organizuan edhe disa protesta para Rektoratit të UP-së.

Lëvizja Feministe Studentore së bashku me studentet e studentët aktivistë kanë protestuar para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, duke kërkuar përjashtimin e profesorit Xhevat Krasniqi të denoncuar për ngacmim seksual, si dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Etikës për mosreagim ndaj këtij rasti.

Ata kanë vendosur edhe pankarta me mbishkrime, të cilat mbishkrime thanë se janë citate të profesorit “Femrën kur e mbulon me jorgan i humb bukuria”, “Të dyja i keni ly buzët njëjtë”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe UP, të cilët kanë njoftuar se janë duke e trajtuar rastin, dhe po ashtu ata kanë kërkuar të mos bëhet presion ndaj tyre./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...