13.4 C
Pec
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Akuzohet për grabitjen e miliona eurove në Rinas, GJKKO shtyn seancën për Talo Çelën

Është shtyrë seanca gjyqësore për Talo Çelën në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Sipas burimeve për Euronews Albania bëhet me dije se seanca është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtarit të çështjes dhe do të zhvillohet në datën 1 tetor në orën 11:00.

Kujtojmë se Talo Çela është në kërkim për grabitjen e miliona eurove në Aeroportin e Rinasit, ngjarje e ndodhur në muajin prill 2019. Në këtë dosje, Çela akuzohet për “vjedhje me armë” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Po ashtu, ndaj Talo Çelës u caktua masë e re sigurie, pasi akuzohet si pjesë e grupit të Franc e Hajdar Copjas që u godit kohët e fundit nga SPAK.

Kujtojmë se megjithëse Policia ka zhvilluar disa aksione në Elbasan për arrestimin e Talo Çelës, nuk ka arritur t’ia dalë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...