17.4 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Alarm i kuq në Itali, pritet një tjetër stuhi e fuqishme me origjinë nga Tunizia

Sërish alarm i kuq për përmbytje dhe mot të keq në Emilia Romagna në Itali.

Parashikimet paralajmërojnë më shumë shi me një ciklon të fuqishëm që vjen nga Tunizia. Në provincën e Ravenës, një helikopter i angazhuar në kontrollimin e linjave të energjisë elektrike u rrëzua.

Si pasojë është lënduar një prej 4 personave që ndodheshin në bord në momentin e incidentit.Në të gjithë provincën e Ravenës, më shumë se 16% e territorit komunal është evakuuar. Erëra të forta në Kalabri, ku një burrë u vra nga rrëzimi i një peme teksa ecte me qenin e tij.

Mediat italiane raportojnë se kryeministrja Giorgia Meloniai mund të largohej herët nga samiti i Hiroshimës dhe të kthehej në Itali për të ndjekur nga afër urgjencën.

Shumë liderë kanë shprehur solidaritetin e tyre me kryeministren italiane. Joe Biden gjithashtu përqafoi Melonin dhe shprehu ngushëllimet dhe mbështetjen e tij.

Ndërkohë, makina e Mbrojtjes Civile është vënë në lëvizje edhe në Piemonte dhe kryebashkiakët po përgatiten të përballen me urgjencën. Balta detyroi mbylljen e 500 rrugëve/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...