8.9 C
Pec
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin në fjalë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se rreth orës 16:00 kanë pranuar informatën dhe se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten.

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, tha Ahmeti.

Ndërkohë edhe Zyra për media e Aeroportit ka njoftuar se kanë pranuar një kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar Valentina Gara.

Ajo thotë se pasi kanë pranuar informatat e para, personeli dhe të gjithë udhëtarët janë evakuuar.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që po alarmohet një gjë e tillë, porse të gjitha alarmet e pretenduara më herët kanë rezultuar të jenë të rrejshme.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente jane involvuar ne detyrat dhe pergjegjesite e caktuara”, thuhet në njoftim./Njeshi&GR/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...