31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Alarmi për bomba nëpër shkolla në Tiranë ngre në këmbë Policinë e Shtetit, rezulton i rremë

Një e-mail i mbërritur në adresë të Policisë së Shtetit ka ngritur në këmbë policinë ku paralajmërohen sulme me bomba në shkollat e Tiranës.

Në mesazh paralajmërohet se “gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla”.

Sipas informacioneve, pas kontrolleve të policisë në shkolla, e-maili ka rezultuar i rremë.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, e-maili është dërguar nga jashtë Shqipërisë dhe është i përkthyer me Google Translate.

Në e-mail ka pasur adresa dhe emra shkollash, në të cilat do të kryheshin sulme.

Pas alarmit fals, disa shkolla kanë nxjerrë nxënës jashtë godinave pasi kanë marrë e-mail. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...