20.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

“Alba Festival” në Zvicër, artistët që do të performojnë për dy ditë

Ka nisur edicioni i radhës i festivalit shqiptar “Alba Festival” në Zvicër që bënë bashkë shumë artistë të njohur shqiptar.

Sot dhe nesër do të performojnë artistë të shumtë nga Kosova dhe Shqipëria në Cyrih, njofton Klankosova.tv.

Performancat kanë nisur nga ora 15:40 dhe do të përfundojnë në 22:10 ndërsa nesër në ditën e dytë dhe të fundit të këtij festivali ato nisin në ora 15:35 dhe përfundojnë në 21:15.

Dita e parë e festivalit nisi me këngëtarën Kida pasur nga Ermal Fejzullahu, Elita 5, PINT, Mozzik dhe Getinjo, Ledri Vula dhe Lumi B, Elvana Gjata dhe Dhurata Dora.

Ndërsa nesër do të këndojnë Sabri Fejzullahu, Yll Limani, Tayna, Dj Regard, Dardan, Ghetto Geasy, Butrint Imeri dhe përfundon me këngëtaren Dafina Zeqiri.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...