11.4 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Alban Zogaj jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Prishtinës pasi u zgjodh deputet

Alban Zogaj ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga pozita e nënkryetarit të Prishtinës.

Në postimin e tij në Facebook, ai ka treguar se arsyeja se pse ka dhënë dorëheqje është zgjedhja e tij si deputet i Kuvendit.

‘‘Prishtina do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Kjo nuk është një lamtumirë – është vetëm një kthesë e re në rrugën e shërbimit publik’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Po ashtu, ai ka falënderime edhe për kryetarin e kryeqytetit Përparim Rama, si dhe për kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku./Njeshi/

Postimi:

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...