20 C
Pec
E enjte, 17 Prill, 2025

Albert Kinolli thotë se do ta votojë qeverinë e re më 15 prill: Besoj që shumica e minoritarëve do të bëhen bashkë për këtë

Kryetari i Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli duket se është bindur për ta votuar një qeveri të re, të udhëhequr nga Albin Kurti.

Ai tha në T7 se i takon Kurtit “ta formojë qeverinë”, ndërsa foli për rolin që tha se duhet ta ketë partia e tij në këtë drejtim.

“Duhet t’i krijojmë institucionet e reja”, tha Kinolli.

Ai tha se beson që shumica e përfaqësuesve minoritarë do të bëhen bashkë për formimin e qeverisë së re më 15 prill.

“Në seancën e 15 prillit besoj që edhe shumica e komuniteteve pakicë do të bëhen bashkë dhe do e japin votën për formimin e qeverisë”, tha Kinolli.

Më 15 prill, kur është caktuar të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit, Kurti pret që të votohet edhe qeveria e re./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...